Ndaj veprimit të avokatit Tomë Gashi, i cili në mes të sheshit në Prishtinë shqelmoi paratë e mbledhura nga një lypës, ka reaguar deputeti Veton Berisha.

Ai e ka quajtur si të papranueshëm këtë gjest. Sipas tij, veprimet e Tomë Gashit janë qyqare, raciste dhe tepër të liga.

Reagimi i plotë i deputetit Berisha:

I pa pranueshëm gjesti i Tomë Gashit

Si deputet i Kuvendit të Kosovës, përfaqësues i një pjese të madhe të familjeve të varfëra në Kosovë nga komuniteti Egjiptian i dënoj ashpër veprimet e avokatit të mirënjohur njëheritë aktivist i Lëvizjës Vetëvendosje Tomë Gashit ndaj një lypsari në qendër të Prishtinës.

Veprimet e z. Gashi janë veprime qyqare, raciste dhe tepër të liga.

Tani e pyes z.Gashi si profesionist i së drejtës me shumë përvojë a duhet të trajtohet kështu njeriu nga njëriu apo të tillët janë përgjegjësi e shtetit dhe jo individit!!??

Mos u anko tani në pushtetin z. Gashi tani pushteti jeni ju!!!

Fillimi nuk po duket i mirë!!!

Veton Berisha
Deputet i Kuvendit të Kosovës