Një nga misteret më të mëdha që nga prezantimi i gjeneratës së re të BMW M3 është nëse modeli do të ketë një opsion me një ndërruesin manual të shpejtësisë ose do të vijë ekskluzivisht me atë automatik.

Ndërsa kjo përgjigje do të arrijë në vetëm disa muaj, BMW M ka entuziazmuar adhuruesit me informacionin se planifikon të ofrojë një ndërrues manual të shpejtësisë me gjashtë shpejtësi në M4 të ri.

Drejtori i zhvillimit i BMW-së, Klaus Frohlich, tha se ende është herët që të zhduken ndërruesit manualë të shpejtësive.

“Sinqerisht, përgjigjja e vërtetë inxhinierike është se ju jeni shumë më të shpejtë me pedalet dhe ndërruesin automatik të shpejtësisë. Kjo është shumë e saktë dhe keni kontroll më të mirë kur nuk përdorni dorën tjetër për të ndryshuar shpejtësinë. Mendoj se në përgjithësi do të zhduken kutitë e shpejtësisë manuale. Por mendoj se M3 duhet do të jetë fortesa e manualit, andaj ndërruesi i fundit manual që do të humbasë do të jetë ai nga M4. Sa më vonë, aq më mirë. Kjo është pikëpamja ime”, tha ai.

Kjo gjeneratë do të prodhohet me shumë gjasa deri në vitin 2027-2028, që do të thotë se ndërruesi manual do të mbetet në BMW për të paktën edhe dhjetë vjet, transmeton ksp.

Planet e BMW-së për ‘vrasjen’ e pedalës së tretë nuk motivohen vetëm nga prodhimi më i lehtë dhe më i lirë, por edhe duke ofruar kombinime më të thjeshta të motorëve dhe ndërruesve, pasi veturat moderne po bëhen më të fuqishme dhe kjo është një sfidë gjithnjë në rritje për kutitë e ndërruesve manualë.

“Tani që kemi një turbo-mbushës me 600 Nm, zhvillimi i një ndërruesi manual për këtë çift rrotullues në një paketë kaq të vogël nuk është më fitimprurëse. U përpoqa të zgjas jetën për manualët, por nuk mund të investojmë në ndërruesit e rinj manual”, tha Frohlich.