Foto ilustrim
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës se djeshme në Mitrovicë, një shtetas serb derisa ishte duke vozitur nën ndikim të alkoolit ka goditur këmbësoren femër.

I dyshuari është ndaluar në stacionin policor për disa orë, ndërsa viktima është duke marrë tetman mjekësor.

“Ka ndodhur një aksident trafiku ku i dyshuari mashkull K/Serb derisa ka drejtuar automjetin e tij me targa të Serbisë nën ndikim të alkoolit, ka goditur këmbësoren – viktimën femër K/Serbe e cila ka pësuar lëndime trupore. Viktima është duke marrë tretman mjekësor. I dyshuari me urdhër të prokurorit është ndaluar për 6 orë derisa të këndellet”, thuhet në njoftimin e Policisë.