Nga pamja e jashtme, të gjitha vezët duken të njëjta. Por, vjetërsia e tyre ndryshon. Sa më të freskëta të jenë vezët, janë më të shëndetshme dhe kanë efekt edhe më të madh në organizëm.

Në anën tjetër, vezët e vjetra përpos që janë të padobishme, mund të kenë edhe efekte negative, me probleme zinxhir për organizmin.

Mirëpo, si të vërehet një vezë se sa e vjetër është?
Merrni një enë të tejdukshme dhe mbusheni me ujë.  Vendoseni vezën dhe shikoni:

– Shumë e freskët: Vesa fundoset në ujë, e shtrirë me pjesën anësore.

– E vjetër deri në një javë: Kjo vezë ri në pjesën e poshtme të enës, por pjesa saj e gjerë qëndron sipër.

– E vjetër deri në tri javë: Kjo vezë do të ri me pjesën anësore të shtrirë. Maja e hollë do të qëndroi poshtë, derisa e gjëra sipër.

– Vezët e këqija: Vezët që rinë në sipërfaqe të ujit, hidhini menjëherë në plehra, sepse janë të dëmshme për shëndetin.