Stili i veshjes është një temë që meshkujt dëshirojnë ta shmangin, por Reddit i ka kërkuar gjinisë tjetër të listojë gjërat që nuk u pëlqejnë tek burrat.

Mes tyre është ajo e veshjes së sandaleve me corape të bardha, apo xhinset e gjera. Reddit ka listuar disa prej tyre:

Çorape dhe sandale

Një palë atlete të bardha janë më të përshtatshme për një luk më të mirë. Çorape dhe sandale nuk duken asnjëherë mirë, dhe janë quajtur si një nga 11 mëkatet vdekjeprurëse të stilit të meshkujve.

Bluzat me mbishkrime, flakë apo grafika

Femrat i pëlqejnë gjërat e thjeshta dhe bluzat me grafika e mbishkrime kanë qënë ndër më të votuarat si stili më i keq i meshkujve. Mundohuni t’i shmangni këto lloj bluzash dhe vishuni sa më thjeshtë.

Veshjet që nuk ju përshtaten

“Veshin rroba që janë shumë të mëdha për ta”, shkruan një komentuese. Shumë meshkuj veshin rroba që nuk u përshtaten. Të vishesh mirë ka shumë hijeshi, dhe nuk ka rëndësi se çfarë trupi keni. Mundohuni të vishni rroba që ju rrinë mirë.

Pantallonat kaki me pala

Pantallonat serioze të ngushta janë një zgjedhje më e mirë se pantallonat me pala për femrat, sidomos ato kaki.

Futja brenda pantallonave e këmishave që nuk duhen futur

Jo çdo gjë duhet futur brenda pantallonave. “Të fusësh këmishën që nuk paloset, në një palë pantallona që nuk vishen”, ka thënë një komentuese. Për këtë ka një test të thjeshtë. Nëse këmisha juaj i ka fundet e gjatë, ëshët menduar që të futet brenda pantallonave. Nëse ka një fund të shkurtër është e kundërta.