Për fundjavë dhe në fillim të javës së ardhshme pritet mot i ngrohtë me rritje të temperaturave ditore.

Të dielën dhe në ditët e para të javës vijuese në pjesën më të madhe të vendeve të Maqedonisë së Veriut temperatura ditore do të arrijë mbi 20 gradë celsius.

Sinoptikët për sot paralajmëruan mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 8 deri në 16 gradë. Në Shkup mot i ngjashëm me temperaturë maksimale deri në 15 gradë.