Protestës para Ministrisë së Arsimit i janë bashkuar dhe studentët e Universitetit të Mjekësisë dhe të Infermierisë.

Në kangjellat e godinës së ministrisë ata varën bluzat e bardha.

Ndërsa i janë përgjigjur me ironi fjalëve të kryeministrit Rama, i cili u shpreh se ata që protestojnë janë studentë ngelës.

“Ngelësit që kërkon Gjermania”, shkruanin ata në pankarta.