Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Sarandës ku raportohet se një 32-vjeçar ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta. 

Sipas informacioneve i riu ishte dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Sarandës por nuk kishte shenja jete.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30 kur i riu Sokol Ibrahimi ishte gjetur pa ndjenja në banesë nga familjarët.

Mjekët janë përpjekur ta risjellin në jetë por ka qenë e pamundur. Paraprakisht dyshohet se shkak për vdekjen ka qenë overdoza. Ndërkaq policia e njoftuar për ngjarjen nga bluzat e bardha ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes së 32-vjeçarit.