Mëngjesin e sotëm një 56-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Vorë.

Sipas policisë rreth orës 08:10 në ambientin e një firme është vetëvarur një 56-vjeçar me detyrë roje.

Nuk dihen ende arsyet që e kanë çuar 56-vjeçarin në vetëflijim.

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.