G.S (50) dje pësoi lëndime të rënda pasi ra në një puset të hapur në varrezat Kamnik, në Shkup, përcjell GazetaExpress.

Siç kumtoi MPB-ja, incidenti është raportuar dje në orën 15:30 në SPB Shkup, nga burri V. S, i cili deklaroi se derisa gruaja lëvizte në rrugë në rrethinën e varrezave Kamnik, ajo ra në një puset të hapur dhe pësoi dëmtime të rënda trupore, pas çka ajo është transferuar në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” për dhënien e ndihmës mjekësore.