Kompania ARC me qendër në Britani bëri të njohur në Milano modelin e parë të një motorçiklete që është përshkruar si e shpejtë, e avancuar dhe e kushtueshme.

E quajtur Vector, motoçikleta kushton më shumë se 100 mijë dollarë, ndërsa kompania arsyeton çmimin e lartë.

Prodhuesit e motoçikletës së kushtueshme elektrike thonë se është teknologjikisht më e avancuara në treg. Themeluesi i kompanisë ARC Mark Truman shpjegon arsyen.

E ndërtuar me dorë në qytetin Koventry të Anglisë (Conventry) ku gjendet selia e kompanisë, motoçikleta me pamje futuriste ka një strukturë të lehtë të ndërtuar me përbërës karboni.

Jordan Gibbon është redaktor i revistës britanike “Motorcycle News”.

“Është shumë e lehtë, rreth 220 kilogramë. Është mjaft e fuqishme. Po ta ngasësh për qejf bën mbi 300 kilometra me një karikim që zgjat 45 minuta. Pra ka thyer rekord për automjetet elektrike.”

Kompania ARC është mbështetur financiarisht nga gjigandi Jaguar Land Rover.

“Kemi patur investime të mira nga kompani si Jaguar Land Rover që do të na sherbejë për një plan disa vjeçar për të çuar përpara ARC gjatë viteve në vazhdim”, thotë themeluesi i kompanisë Mark Truman.