Ushtria e Kosovës ka ardhur në ndihmë ekipeve të shpëtimit për të nxjerrë nga rrënojat banorët.

Një hero i veçantë i cili ka bërë jehonë edhe në rrjetet sociale është qeni i trajnuar nga Ushtria e Kosovës, ka shpëtuar deri në këto momente tre persona, duke i identifikuar nën rrënoja dhe më pas ekipet e shpëtimit kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre.

Raportohet se pa ndihmën e këtyre qenve, identifikimi i personave nën rrënoja do të kishte qenë shumë i vështirë./TCH/