Pas pezullimit të Mynyr Konit nga posti i rektorit të Universitetit të Tiranës, qeveria nuk ka pritur gjatë dhe ashtu siç e kërkon ligji, por ka emëruar në këtë post Bernard Dostin.

Pavarësisht se për Mynyr Konin do duhej të shprehej Presidenti i vendit, pasi Ministrja ka kërkuar prej tij shkarkimin, duket se qeveria e ka me të “shpejtë”.

Bernard Dosti, aktualisht zv.rektor i Universitetit të Tiranës do të mbajë postin e përkohshëm deri në përfundimin e dhënies së vendimit të formës së prerë. Kujtojmë se Mynyr Koni u pezullua me vendim të Ministres së Arsimit Besa Shahinipër shkak “ “të shkeljeve të rënda të ligjit gjatë ushtrimit të detyrës”, akuzë e cila u bë pasi qeveria mendon se rektori nuk ka kryer detyrën e tij për përmbushjen e kërkesave të studentëve.

A2 ka publikuar dokumentin e emërimit të Dostit.