Ruairi O’Connell, ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë, tha se qytetarët s’duhet të pranojnë vendime të këqija nga partitë që i kanë votuar.

O’Connell këto komente i bëri në diskutimin publik me temë “Rritja e transparencës dhe llogaridhënies ndaj zgjedhësve”, të organizuar me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).

Sipas tij, demokracia ka nevojë për qytetari aktive, media të lira dhe profesioniste, deputetë që kanë kontakt me qytetarët.

“Qytetarët nuk duhet të pranojnë vendime të këqija sidomos nga partitë që i kanë votuar. Nuk duhet fajësuar një parti ose tjetër. Në Kosovë flitet për votues të një partie sikur tifoz futbolli. Këta votues mund ta ndërrojnë partinë”.

“Demokracia ka nevojë për qytetari aktive, media të lira dhe profesioniste, deputetë që kanë qasje me qytetarë”.

“Demokracia nuk është sistem që mbijeton duke mos pasur kujdes ndaj saj. Deputet duhet të bëjnë çfarë kërkojnë qytetarët”, tha ai.