Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli në emisionin “Argument Plus”, tha se puna e tij nuk do të ndalet asnjëherë për Kosovën edhe përkundër faktit nëse AKR-ja nuk do të jetë pjesë e parlamentit të Kosovës.

Tutje gjatë intervistës, Pacolli theksoi se AKR-në si subjekt politik do ta mbështes gjithmonë, ani pse ai personalisht do t’i kushtojë kohë më shumë familjes.

“AKR-ja vazhdon unë do ta mbeshtes edhe në të ardhmen unë do kalojë kohë më tepër me familje. Por puna ime për Kosovën nuk do të ndalet asnjëherë. Unë kam forma ndoshta më të fuqishme kur veproj jashtë Qeverisë sesa brenda saj këtë e kam dëshmu edhe në të shkuaren. Une si ministër kam pas shumë kufizime nuk kom mujt me udhëtu me pasaport të huaj për arsye se e kom konsideru se jom minister i Kosovës dhe duhet të udhëtoj eksluzivisht me pasaport të Kosovës. Nuk kam mujt me shku një vend që se ka njoftë Kosovën të shkoj si qytetar i thjesht kam shku gjithë si ministër për arsye se ka mujt me pas probleme. Kur shkoj si qytetar i lirë edhe veprimi jem edhe veprimtaria është më e lirë”, tha Pacolli.

”Unë sigurisht nëse qytetarët kanë vendos edhe ne nëse nuk jemi pjesë e parlamentit, normalisht që une jom i tërhjekun po kjo nuk me privon që unë të punoj për Kosovën”, tha ai.