Dastid Pallaska, ka thënë se me qëndrimet e nënkryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, dje në emisionin Pressing kishte shantazhuar Lidhjen Demokratike të Kosovës për të lidhur një marrëveshje për koalicionin qeverisës.

“Qëndrimet e Glauk Konjufcës dje gjatë paraqitjes së tij në Pressing i bënin presion publik LDK-së, duke i shantazhuar publikisht për arritjen e marrëveshjes”, është shprehur Pallaska.Ai tha se kërkesa e LDK-së për postin e presidentit nuk i duket e pazakontë.

“Nuk më duket e pazakontë kërkesa e LDK-së kur kërkon postin e presidentit”, është shprehur Pallaska.Tutje, Pallaska beson se nuk është e vërtetë se pasi është arritur një marrëveshje mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, LDK-ja ka kërkuar edhe postin e presidentit.

“Unë nuk i di detajet e takimit gjatë negociatave për marrëveshje, por nuk besoj që ka joseriozitet kaq të madh që pasi të arrihet marrëveshja të vendoset në tavolinë edhe posti i presidentit”, shtoi Pallaska.