Një vrimë gjigante ka gëlltitur një autobus të tërë dhe kalimtarë të tjerë në Kinë, duke lënë të vdekur 6 njerëz ndërsa 10 të tjerë janë të zhdukur.

Pamjet nga mediumi shtetëror kinez janë rrëqethëse dhe shfaqin njerëz në një stacion autobusi duke vrapuar nga rruga që kolapsin, derisa autobusi – që fillimisht shkon paksa në ajër – futet brenda.

Disa njerëz menjëherë u zhdukën derisa vrima rritej e rritej, përfshirë një që u duk të ishte fëmijë. Gjashtëmbëdhjetë njerëz janë dërguar me urgjencë në spital, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.