Schalke 04 është turpëruar mbrëmë në ndeshjen kundër Manchester City, ku pësoi humbje me rezultatin 7:0.

Kampionët e Anglisë, kanë arritur që të triumfojnë me rezultatin total 10:2 për të kaluar në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Pas kësaj disfate të thellë, skuadra nga Bundesliga ka reaguar menjëherë duke bërë ndryshimet e para në skuadër.

Domenico Tedesco është shkarkuar nga pozita e trajnerit, njofton faqja zyrtare e Schalke.

Tani, skuadra nga Bundesliga janë në kërkim të një trajneri të ri, pasi Tedesco pësoi pesë humbjeve në të gjitha kompeticionet.

Drejtori sportiv i skuadrës gjermane ka thënë se ky vendim ishte shumë i lehtë për tu marrë.

Mbetet të shihet se cili do të jetë trajneri që do të marrë timonin e skuadrës së njohur gjermane.