Ministri në detyrë i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka anuluar vendimin e konkursit për bursa që ishin të paraparë të përfitonin studentët nga drejtime teknike dhe atyre të shkencave natyrore.

Ai tha se vendimi është marrë pas një analize njëvjeçare se cilat drejtime duhet ndihmuar dhe ka rezultuar që drejtimet që janë në rrezik për t’u mbyllur t’u jepen bursa, njofton Klan Kosova.

Vendimi vjen pas protestave të studentëve nga Fakulteti i Edukimit dhe i Arteve.

“Ky vendim ka qenë vendimi më i drejtë që mund të ekzistojë. Mirëpo, në rrethanat ku jemi, si ministër në detyrë, po detyrohemi të bëjmë një anulim të vendimit. Për çdoherë kur kemi tentuar të bëjmë një reformë që do t’i sillte një të mirë arsimit në Kosovë ka pasë tendenca për t’u anuluar”.

Ai tha se kjo tani do t’i mbetet përgjegjësi ministrit të ri që do të vjen duke thënë se do t’ia sqarojë situatën të gjithën.

“Vendimi ka qenë i bazuar në ligj dhe akte ligjore sepse ministria duhet të bëjë një analizë paraprake. Shpallja e konkursit është bërë pikërisht në bazë të kësaj analize. Nuk ka të bëjë me asnjë lloj diskriminimi apo qëllimi përveçse duke e kuptuar qartë mungesën e programeve dhe rrezikshmërinë nga deficiti”.

“Pas shpalljes është krijuar një situatë jo e mirë, joreale dhe e pa qëndrueshme. Nuk po arrihet të kuptohet drejt apo s’po dëshirohet që të kuptohet drejt nga akademikët dhe nga akademikët e ardhshëm”.

“Ministria e Arsimit në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës dhe Ministrinë Zhvillimit kemi diskutuar për situatën e shumë programeve që sot na rrezikohen për mbyllje, për Fakultetin Teknik dhe shkencat e natyrës”.

“Nuk kisha dashur që pjesa e ndarë për studentë të na shkojnë në suficit. Besoj që deri në fund të muajit do ta kemi ministrin e ri dhe do t’ia sqaroj këtë gjendje”.

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, mban konferencë për media (Drejtpërdrejt)

Gepostet von Shyqiri Bytyqi am Freitag, 8. November 2019