Në konstatimet e raportit të institutit zviceran në rastin e Astrit Deharit, që sot iu dorëzua familjes Dehari, thuhet se hipoteza e vetëvrasjes duket pak e vërtetë dhe nevojitet hetim i ri.

“Ashtu siç është thënë në ekspertizën tonë El180001, ne kemi dyshime që lidhen me rrethanat e vdekjes së z. DEHARI Astrit. Në fakt hipoteza e një vetëvrasjeje e z. DEHARI Astrit përmes mjete të caktuara nga mjekët ligjor duket pak e vërtetë dhe intervenimi i një personi të tretë në proces fatal duhet të kihet parasysh”, thuhet në raport.

Por, si e shohin qytetarët këtë raport, kush është “fajtor” sipas tyre për këtë vdekje.

Në videon e mëposhtme mund t’i dëgjoni mendimet e qytetarëve.