Me siguri pyesni, nëse ende nuk e keni provuar pijen aloe vera, ku qëndron sekreti i kësaj pijeje të magjishme

A mundet vërtet të ndihmojë te të gjitha ato probleme? Mundet, ne të cilët e përdorim nuk mund ta imagjinojmë ditën pa një gotë lëngu aloe vere.

Por edhe të gjithë ata të cilët kanë filluar me konsumimin, kanë ndier përmirësim të dukshëm të kësaj gjendjeje shëndetësore dhe kanë vendosur të vazhdojnë me konsumimin e saj.

Xheli i aloe verës përmban vitaminat: A1, B2, B6, B12, C, E, thartirën folike dhe niacinën. Trupi ynë nuk ka mundësi të prodhojë disa syresh andaj i nevojitet t’i marrë nëpërmjet shtesave ushqimore.

Aloe vera është njëra ndër bimët më të shëndetshme, kjo pasi përmban mbi 75 lloje lëndësh të dobishme.

Të këto lëndë hyjnë vitaminat, mineralet, aminoacidet, enzimat, sheqerna, si dhe përbërës fenolik.

Mënyra më e mirë për të është pirja e përditshme e lëngut të aloe verës të bërë nga xheli i pastër i aloe verës, i cili njëherësh ndihmon forcën mbrojtëse të organizmit dhe pengon stresin oksidatues.

Disa nga mineralet të cilat janë gjetur në aloe vera janë: kalciumi, natriumi, hekuri, kaliumi, kromi, magnezi, mangani, bakri dhe zinku.

Me konsumimin e aloe verës do të marrim të gjitha vitaminat dhe mineralet e nevojshme të cilat janë shumë të rëndësishme për shëndetin e përgjithshëm të organizmit tonë.

Këto të dhëna janë më se të mjaftueshme që ta pini këtë pije të shëndetshme.

Rekomandohet që pija të pihet esëll. Fillojeni ditën e re me një gotë lëng aloe vera!