Kush je ti, El’da?!
Kaiherë m’dukesh poezi e palexueme kurrë
me sŷ t’lagt
e kaiherë
pergamenë e padeshifrueme,
shkrue me nji alfabet t’papërdorun asnjiherë;
Vajtojcë dashnish që kurrë s’u lidhën n’djep,
o vorrmihse indiferente shpresash t’përkunduna giatë;
Sozia e Ajkuns që gërdhisht ftyrën tânde,
o Atkinë hakmarrse,
n’kërkim t’nji karvani gjakbâmsh?
Ti hîne n’poezinë tême si kardiologja gjení,
që sjell shpresën e paândrrueme mâ
e vazhdon ortek i harbuem pezmesh t’pime esëll,
tu përla zemra t’pandŷme kurrë prej zhgënjimit t’bors.
El’da, El’da.
Personazh, që s’po di me ta gjetë epitetin e saktë.
Ma thuej ti, kush je.