Politikanët në mbarë botën shpesh akuzohen për shmangien e pyetjeve të vështira, por një kryetare lokale në Kili i çoi gjërat në nivel tjetër të enjten duke u “arratisur” nga reporterët.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Evelyn Matthei, kryebashkiake e komunës Providencia në Santiago de Kili, ishte rrethuar nga gazetarët në rrugë që po i bënin pyetje, kur papritmas ajo u largua prej tyre.

Kili është tronditur nga protestat javët e fundit, dhe Matthei ka folur kundër trajtimit të krizës nga qeveria.

Un poco de ejercicio siempre es bueno para comenzar la mañana. La carrera contra la destrucción y el vandalismo la ganaremos y junto a @Muni_Provi pondremos nuevamente de pie a #Providencia

Asaj gjithashtu iu kërkua të bëhej një ministër qeverie në riorganizimin e kabinetit të Presidentit Sebastian Pinera, por kundërshtoi qasjen e tij.

E veshur me një jelek të verdhë sigurie, Matthei iku me një vrapim të shpejtë.

“Ajo është larguar”, tha një korrespodent nga kanali lokal Mega. “Ajo nuk dëshiron të flasë më”.

Sipas kanalit, ajo kishte planifikuar të ndihmojë drejtimin e trafikut rrugor.