Ngjitja e llojit të gomave, i cili përkon me stinën në të cilën po vozisni është mjaft e rëndësishme për sigurinë tuaj.

Në rastin e temperaturave ekstreme, posaçërisht përgjatë periudhës së dimrit, makinat hasin probleme të llojllojshme, në mesin e të cilave radhitet edhe ajo e gomav.

Gomat e stinës së verës mund të mos jenë aq shumë të sigurta, ngase përgjatë frenimit mund të çojnë edhe deri në aksidente.

Sidoqoftë, disa nga vozitësit e makinave kanë besim të verbër ndaj gomave të destinuara për të gjitha stinët, duke ia besuar drejtimit të makinës edhe këtij llojit të fundit të gomave.

Një video e publikuar nga një ndër kompanitë më të mëdha prodhuese të makinave tregon përse gomat e dimrit janë më të sigurta dhe nuk duhet të anashkalohen asnjëherë në stinën e ftohtë.

Në këtë video tregohet testimi i tri llojeve të gomave – të dimrit, atyre për të gjitha stinët dhe të verës – në sipërfaqe të akullt.

Ndiqeni videon për të kuptuar më shumë.