Një aksident me vdekje është shënuar pasditen e djeshme në Pogradec. Viktimë ka mbetur një i moshuar, i cili humbi jetën disa orë pasi  përplas nga një automjet tip Audi.

Burime nga policia raportojnë se  në aksin rrugor Pogradec-Korçë pranë Çërravës është përplasur shtetasi  Njazi Hyka 77 vjeç.

I moshuari u përpoq të kalonte nga njeri krah i rrugës në krahun tjetër për të shkuar në shtëpi kur u përplas nga automjeti. Për shkak të plagëve të marra ai është ndarë nga jeta.  Policia arrestoi drejtuesit e mjetit Fiordi Miminllari, 25 vjeç, Pogradec.