Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka theksuar se në ora 11 e 47, në lagjen “Dardania” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor.

Ajo ka thënë për Telegrafin  se janë lënduar dy persona, me ç’rast njëri prej tyre po merr tretmanin mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Ndryshe, në foto shihet vetura me tabela të Vranjës, e cila e ka shkaktuar aksidentin, e që tregojnë se personat e lënduar janë përplasur nga vetura në fjalë gjatë kohës kur po e kalonin rrugën.