Organizuar nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës sot u promovuan dy libra të akademik Sabri Hamitit, libri me studime letrare “Testamenti” botuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, si dhe libri me poezi “Kukuta e Sokratit”, botim i Albasit.

“Testamenti” përmban shkrimet kritike për letërsinë shqipe të klasifikuara në tri pjesë: I. Lirika shqipe, II. Leksione dhe III. Testamenti, dhe që me ide e procedime letrare lidhen domosdoshmërisht në një sistem me librat pararendës të Hamitit: “Bioletra”, “Tematologjia”, “Albanizma”, “Utopia letrare”.

Libri më i ri poetik, “Kukuta e Sokratit”, është i 10-ti me radhë në këtë zhanër letrar e i 42-ti në opusin e tij krijues. Bashkë me kurora poetike-lirike prej 70 poezish, të lidhura fort me ato të librit të parë, brenda kopertinave të librit gjejmë edhe 16 vizatime të reprodukuara të piktorit Daut Berisha.

Në vazhdim mund ta ndiqni promovimin e këtyre dy librave: