Për për fëmijët e grupmoshës parashkollore gënjeshtra është një sjellje e zakonshme dhe normale. Kjo situatë rregullohet dalëngadalë me anë të qëndrimeve të drejta të prindërve. Dhe fëmijët e braktisin gënjeshtrën.

Një pikë e rëndësishme këtu është analizimi i duhur i shkakut të gënjeshtrës dhe paralajmërimi i fëmijës me një qëndrim të përshtatshëm paralelisht me shkakun.

Fëmijët e moshës 3-6 vjeç gënjejnë për të tërhequr vëmendjen ose për t’u mbrojtur. Krahas kësaj, sipas shkrimit që e transmeton Start, faktori më i rëndësishëm i cili i shtyn të gënjejnë është frika e ndjerë nga prindërit.

Nëse prindërit janë shumë autoritarë, vendosin rregulla të prera dhe bërtasin apo i kritikojnë ashpër kur nuk i zbatojnë rregullat, atëherë fëmijët shtyhen më shumë drejt gënjeshtrës.

Nisur nga natyra e tyre, fëmijët janë të prirur të mësojnë gjëra të reja dhe dashur pa dashur i thyejnë rregullat e vendosura.

Si rrjedhojë do të gënjejnë për të mbrojtur veten. Në raste të tilla prindërit duhet të mbajnë një qëndrim të butë ndaj gabimeve të fëmijëve. Të flasin butësisht me ta dhe të gjejnë një pikë të përbashkët përsa u përket rregullave. Rregullat nuk duhet të jenë as shumë të lëshuara sa fëmija të llastohet dhe as shumë të prera sa fëmija të mbyllet në vetvete nga frika.

Fëmijët e kësaj moshe imitojnë çdo gjë që shohin nga jashtë. Për këtë arsye nënat dhe baballarët nuk duhet të gënjejnë dhe të bëhen një shembull i keq për ta.

Një tjetër faktor i cili i shtyn fëmijën drejt gënjeshtrës ka lidhje përsëri me prindërit. Prindërit të cilët janë shumë të zënë me punë dhe nuk kanë kohë t’u përkushtohen fëmijëve mund të të përballen me këtë situatë.

Fëmijët, me dëshirën për të fituar dashurinë e prindërve fillojnë të flasin rreth ngjarjeve dhe shokëve imagjinarë. Përsëri prindi duhet të jetë ai i cili kur ta kuptojë një situatë të tillë, t’i flasë fëmijës butësisht dhe të ndajë më shumë kohë për të.

Megjithëse gënjeshtra në këtë moshë mund të duket diçka krejtësisht normale, është shumë e rëndësishme që të mos kthehet në zakon apo sjellje të fëmijës. Familjet duhet të tregojnë ndjeshmërinë e duhur në këtë pikë, të flasin me fëmijët, të kërkojnë ndihmën e një specialisti nëse duhet dhe të mos përdorin mënyra të ashpra për të komunikuar me ta.