Njerëzit që mendojnë më shumë analitikisht (ata që kanë më shumë gjasa të ushtrojnë aftësitë e tyre analitike, dhe jo vetëm të besojnë në përgjigjen e tyre instiktive), janë më pak supersticiozë, dhe me më pak gjasa të besojnë tek teoritë e konspiracionit, dhe më pak të gatshëm të pranojnë pohime në dukje të thella, por në thelb boshe.

Gordon Pennycook & David Rand

Çfarë i bën njerëzit të ndjeshëm ndaj lajmit të rremë, dhe formave të tjera të dezinformimit strategjik? Dhe çfarë mund të bëhet për të shmangur këtë? Këto pyetje janë bërë më urgjente gjatë viteve të fundit, për shkak të zbulimeve në lidhje me fushatën ruse, për të ndikuar mbi zgjedhjet presidenciale në SHBA në vitin 2016, duke përhapur propagandë përmes platformave të mediave sociale.

Në përgjithësi, kultura jonë politike duket të jetë gjithnjë e më e populluar nga njerëz, që përkrahin pretendime të çuditshme, ose që shpesh lidhen me ideologjinë e tyre politike. Lajmi i mirë është se psikologët dhe shkencëtarët e tjerë social, po punojnë shumë për të kuptuar se çfarë i pengon njerëzit të shohin përtej propagandës.

Lajm i keq, është se ende nuk ka një konsensus për reagimin. Pjesa më e madhe e debatit mes studiuesve ndahet në dy kampe kundërshtare. Një grup pretendon se aftësia jonë për të arsyetuar, zbehet nga bindjet tona partizane:domethënë ne jemi të prirur të arsyetojmë, por sipas bindjeve personale.

Grupi tjetër, pretendon se problemi është se shpesh nuk arrijmë të ushtrojmë aftësitë tona jetike, pra jemi mendërisht dembelë. Megjithatë, hulumtimet më të fundit sugjerojnë një kompromis mbi këtë mosmarrëveshje. Të dyja kampet, duket se po kapin një aspekt të problemit. Pasi ta kuptojmë se sa problemi është një rezultat i racionalizimit dhe sa pasojë e përtacisë, dhe kur të mësojmë se cili faktor luan më shumë rol në disa lloj situatash të caktuara, do të jemi më të aftë të hartojmë politika që ndihmojnë në luftimin e këtij problemi.

Kampi i racionalizimit, që ka fituar rëndësi të madhe vitet e fundit, është tubuar rreth një serie teorirash, që pretendojnë se kur bëhet fjalë për çështje me ngarkesë politike, njerëzit përdorin aftësitë e tyre intelektuale për të bindur veten të besojnë, atë që ata duan të jetë e vërtetë, dhe jo të përpiqen që të zbulojnë të vërtetën.

Sipas kësaj pikëpamje, pasionet politike i bëjnë në thelb njerëzit të paarsyeshëm, madje edhe nëse ata tentojnë të jenë të mirë në arsyetime në kontekste të tjera. Disa nga dëshmitë më të spikatura që përdoren për të mbështetur këtë pozicion, vijnë nga një studim me ndikim i vitit 2012, në të cilin profesori i jurisprudencës Dan Kahan dhe kolegët e tij, zbuluan se shkalla e polarizimit politik në lidhje me çështjen e ndryshimit të klimës, ishte më e madhe në mesin e njerëzve që kishin lexuar më shumë artikuj shkencorë, se sa mes atyre që ishin thelluar shumë pak mbi këtë temë.

Me sa duket, demokratët më shumë “analitike” ishin më të aftë të bindnin, veten se ndryshimi i klimës është një problem madhor, ndërkohë që republikanët më “analitikë”, ishin më në gjendje të bindnin veten se ndryshimi i klimës nuk ishte problem. Kahan gjeti rezultate të ngjashme edhe tek studimet rreth kontrollit të armëve.

Implikimet këtu janë të thella: Arsyetimi mund të përkeqësojë problemin, të mos japë zgjidhje, kur bëhet fjalë për mosmarrëveshjet partiake mbi faktet. Prova të tjera të cituara në mbështetje të këtij argumenti, vijnë nga një studim i vitit 2010, nga shkencëtarët politikë Brendan Nihan dhe Xhejzën Raifler, të cilët zbuluan se korrigjimet e bashkëngjitura raportimeve mashtruese në artikujt e lajmeve, mund të zhduken ndonjëherë.

Jo vetëm që korrigjimet, dështuan në reduktimin e keqperceptimeve, por gjithashtu nganjëherë ato u rritën. Dukej sikur njerëzit që ishin ideologjikisht të prirur të besonin një gënjeshtër të caktuar, angazhoheshin shumë për të dalë me arsyet se korrigjimi ishte i gabuar, dhe nisën ta besonin edhe më shumë gënjeshtrën.

Për shembull, njerëzit që mendojnë më shumë analitikisht (ata që kanë më shumë gjasa të ushtrojnë aftësitë e tyre analitike, dhe jo vetëm të besojnë në përgjigjen e tyre instiktive), janë më pak supersticiozë, dhe me më pak gjasa të besojnë tek teoritë e konspiracionit, dhe më pak të gatshëm të pranojnë pohime në dukje të thella, por në thelb boshe.

Ky grup provash, sugjeron që faktori kryesor që shpjegon pranimin e lajmit të rremë, mund të jetë dembelizmi njohës, sidomos në kontekstin e mediave sociale, ku artikujt e lajmeve shpesh janë pa përmbajtje, pasi thjesht lexohen në tituj. Për të provuar këtë mundësi, ne zhvilluam kohët e fundit një sërë studimesh, në të cilat pjesëmarrësit me bindje të ndryshme politike, treguan nëse ata u besonin një serie lajmesh.

Ne u treguam tituj realë të marra nga mediat sociale, disa prej të cilave ishin të vërteta dhe disa të rremë. Ne vlerësuam nëse pjesëmarrësit tanë do të angazhoheshin në arsyetime, apo do të ndiqnin instiktin e tyre të brendshëm, duke i angazhuar ata të plotësonin atë që quhet testi i reflektimit kognitiv, një test i përdorur gjerësisht në psikologjinë dhe sjellet ekonomike.

Ai përbëhet nga pyetje që kërkojnë përgjigje intuitive, por të pasakta, të cilat lehtësisht mund të rezultojnë të gabuara për një seri arsyesh.

Ne gjetëm, se njerëzit që morën pjesë në arsyetime më reflektive, ishin më të mirë në ndarjen e të vërtetës nga e ajo që është e rreme, pavarësisht nëse titujt përputheshin apo jo me pikëpamjet e tyre politike. Në studimet pasuese, që pritet të botohen, kemi treguar se kjo gjetje është përsëritur, duke përdorur një grupim pjesëmarrësish të përfaqësuar në nivel kombëtar në lidhje me moshën, gjininë, përkatësisë etnike dhe rajonin e banimit, dhe se nuk vlen vetëm për aftësinë për të dalluar pretendimet e vërteta nga ato të rreme, por edhe për aftësinë për të identifikuar mbulimin e tepërt partizan të ngjarjeve të vërteta.

Rezultatet tona, sugjerojnë se në një farë mënyre kultivimi ose nxitja e aftësive tona të arsyetimit, duhet të jetë pjesë e zgjidhjes për llojet e dezinformimit partiak që qarkullojnë në mediat sociale. Dhe hulumtime të tjera të reja, ofrojnë dëshmi se edhe në kontekste shumë politike, njerëzit nuk janë aq të paarsyeshëm sa argumenton kampi i atyre që mbështesin racionalizimin.

“Gulf News”