Një qen që nuk mund të mbaj gjuhën brenda gojës së tij ishte hedhur nga pronarët e tij pasi ai vuan nga një virus vdekjeprurës.

Ai u hodh në një plazh të njohur si “Dead Dog Beach” në Porto Riko, ku qindra kafshë mbeten të vdekur çdo vit.
Murray u shpëtua nga një shoqatë bamirëse e qenve dhe u transportua në territorin e SHBA-së.
Për shkak të virusit Murray tani nuk ka dhëmbë, duke bërë që edhe gjuha e tij të qëndrojë jashtë gojës.

Ai gjithashtu ka deformime kockash që e bën atë të duket pak më ndryshe. Por kjo gjë nuk e ndaloi atë të adaptohet nga Mackenzie Gallant dhe familja e saj.
Tani ai ka një shtëpi dhe i ka shpëtuar ngordhjes.