Përkundër paralajmërimeve se marrëveshja për bashkëqeverisje mes VV-së dhe LDK-së do të finalizohej 72 orë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, gjithçka tashmë është redaktuar në pazarin për ndarje postesh.

LDK synon postin e presidentit  duke mos dhënë as edhe një ministri si kundërvlerë,  postin e kryeparlamentarit, të zëvendëskryeministrit dhe pesë ministrive tjera, me theks të veçantë Ministrinë e Punëve të Brendshme, gjë që ka shkaktuar ngecjen në negociata mes dy partive, gjë që po konsiderohet e papranueshme për VV-në.

Por si e komentojnë qytetarët gjithë këtë proces. Dëgjoni deklaratat në vazhdim: