Këngëtarja shqiptare me renome ndërkombëtare, Rita Ora, këto ditë ka qëndruar në Florida.

Rita ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat fotografi të ndryshme nga jeta e përditshme.

29-vjeçarja pas një dite të lodhshme ka sjell një video në “InstaStory” në të cilën shihet gjysmë e zhveshur, ndërsa tregon që sapo është rikthyer nga dentisti.

“Sa u largova nga dentisti dhe goja më është mpirë”, ka shkruar Rita sipër postimit.

Ndryshe, Rita Ora ka nisur një kampanjë të re reklamimi me gjigantin e stolive “Thomas Sabo”, teksa ka premtuar për fansat plot projekte muzikore edhe përgjatë 2020-s.