Deriree Shepstone i konsideroi të papërshtatshme dhe nuk dëshironte që i biri saj 16-vjeçar, të shikonte për çdo mëngjes dekorimet bizare të fqinjit Wayne Gangi, andaj vendosi të bënte diçka.

E shqetësuar me dentistin, që dekoroi kopshtin e shtëpisë së tij në New Yersey të Shteteve të Bashkuara, me manekine të veshura në mënyrë provokuese për të festuar Pashkët, ajo vendosi t’i rrëzonte të gjitha.

“Është një adoleshent shumë i mirë, andaj nuk dua të bezdiset prej kësaj pamjeje të papërshtatshme” ka thënë Shepstone.

Në kohen kur pronari nuk ishte në shtëpi, ajo i largoi të gjitha manekinet dhe radhiti të shtrira në oborrin e tij.

Kur u kthye në shtëpi, Gangi tha se ishte një dekorim, që e kishte bërë për nderë të asaj që do ishte 93 vjetori i High Hefner , ndërsa mohoi të ketë dashur ta ofendoi dikë.