Rusia do të përgjigjet ndaj paraqitjes së mundshme të anijeve të SHBA-së në Detin e Zi.

Kështu tha zëvendëskryetari i Këshillit të Mbrojtjes të Dumës ruse Yuriy Shvitkin, pas paralajmërimeve se SHBA filloi përgatitjet për dërgimin e anijeve luftarake në Detin e Zi.

“Pa marrë parasysh se nga vjen agresioni apo veprimi provokues, nga Ukraina apo nga Amerika, kjo nuk ka rëndësi për ne. Për ne, kufiri shtetëror është i papranueshëm. Ne do t’i përgjigjemi në mënyrë të përshtatshme. Unë me të vërtetë nuk do të dëshiroja që nëndetëset tona të lundrojnë deri në brigjet e Amerikës “, u tha gazetarëve Shvitkin.