Profesori i fakulteti të Bujqësisë dhe Veterinës në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Imer Rusinovci ka vlerësuar se vendi ynë ka ngecur në promovimin e prodhimeve vendore.

“Kemi ngecë në promovimin e prodhimeve nga fermat vendore, madje jemi shumë mbrapa në parandalimin dhe reduktimin e mbeturinave nga ushqimi.”, ka thënë profesori Rusinovci.

Sipas tij në bujqësi nevojitet përmirësimi i gjendjes ekzistuese me programe që kontribojnë në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik.

Agronomia, në sferën e integrimeve evropiane, duhet fokusuar në aktivitete që rrjedhin nga anëtarësimi në BE, me identifikimin e udhëzimeve për politikat e përbashkëta bujqësore (CAP), konformë nevojave dhe specifikave të bujqësisë vendore.

“Vëmendje të veçantë duhet t’u kushtojmë prodhuesve vendor, të cilët duhet të mbrohen dhe të regjistrohen për “prodhime të origjinës së mbrojtur”, konformë indikacioneve të mbrojtura gjeografike, ose si “specialitete tradicionale të garantuara.”, ka vlerësuar ai.