Një libër i personalizuar shkruhet enkas  për dikë,  përmban tekst të personalizuar, ilustrime të personalizuara ose fotografi  bazuar në karakteristikat e atij personi.

E praktikuar pothuajse qe gjysmë shekulli kjo punë tashmë është shndërruar në biznes.

Ekzistojnë edhe software të shumtë online që ua lejojnë prindërve futjen e të dhënave në skemat e gatshme të ilustruara në mënyrë që të personalizojnë tregimin duke e bërë fëmijën e tyre personazhin-yll të ngjarjes që tregohet aty.

Përveç kësaj edhe fotografitë e fëmijës dhe ilustrime të ndryshme mund të përfshihen në këto lloj programesh për ta bërë sa më interesante dhe të bukur dhuratën për fëmijën.

Përderisa në botë ky lloj biznesi ka avancuar duke ofruar variante të shumëta dhe të shpejta për të mbërritur tek një liber i personalizuar për fëmijë, në formë elektronike apo edhe duke porositur variantin e shtypur në formë libri, në Kosovë ka veç një vit që dikush ofron këtë mundësi për fëmijën tuaj.

Është kjo Remzije Makolli e cila që nga fëmijëria kishte pasion të shkruarit dhe e cila deri tashti ka përgatitur mbi 100 libra të tillë të personalizuar për fëmijë.

Në një intervistë për Gazetën Observer, ajo tregon se nga i lindi ideja të merrej me këtë punë, si është pritur kjo iniciativë e saj dhe sa janë të kërkuar librat e tillë.

Për më shumë ndiqeni intervistën: