Chelsea sot luan ndeshjen e katër në Europa Ligë kundër Bate Borisov dhe duket se po kërkon që ta fitojë atë.

Në formacionet që janë publikuar, trajneri i Chelsea Maurizio Sarri ka startuar me Eden Hazard, Giroud, Pedro dhe Loftus-Cheek sonte në Minsk te Bjellorusisë.

Me një fitore eventuale, Chelsea do të kalonte në fazën tjetër të Europa Ligë, ndërkaq Bate Borisov duhet të kërkojë kalimin tutje në dy ndeshjet e radhës në Grupin L të Europa Ligës.