Sekretari i Pergjithshem i PD-së, Gazmend Bardhi ka shkuar këtë të hënë në prokurorinë e Tiranës i thirrur për padinë që selia blu ka kryer mbi protestën e 16 marsit ku fgazi lotsjellës ndaj protestuesve u përdor në masë.

Në padinë e saj PD kërkoi shkarkimin e Ministrit Lleshaj si dhe ndëshkimi i segmenteve të policisë që kanë shkelur ligjin në përdorimin e gazit lotsjellës.

“Është e provuar se gjatë zhvillimit të protestës Policia e Shtetit, duke shpërdorur detyrën, ka dhunuar dhe sulmuar me mjete të helmimit masiv dhe ujë me presion qytetarë, të cilët po protestonin paqësisht.”- thuhej në letrën shoqëruese të padisë së bërë nga PD.