Të bësh seks në mëngjes, duket se nuk është vetëm një impuls mashkullor, siç beson shumica e njerëzve. Por duket se ajo është mënyra më e mirë për të thënë “mirëmëngjesi” dhe që dita t’ju shkojë mbarë.

Tashmë, kjo vërtetohet edhe shkencërisht, sipas një studimi të fundit italian, i cili ka treguar me fakte se të shijosh një moment pasioni kur zgjoheni, vlen më shumë se të kryesh akt seksual gjatë ditës.

Sikundër, shton edhe se tek femrat, endorfina (hormoni që prodhon kënaqësinë) arrin pikun e prodhimit të saj, gjatë orarit 8-10 të mëngjesit.

Siç thotë edhe dr.Ghedin, autor i këtij studimi, në mëngjes, rritet gjithashtu edhe niveli i oxytocinës dhe dhe testosteronit, përkatësisht dy hormoneve që stimulojnë dëshirën seksuale.

“Pra, për ta përmbledhur, duke e lënë kohën për seks në mëngjes, jo vetëm që do plotësojmë një nga dëshirat e trupit tonë, por do të jemi edhe në gjendje për ta filluar ditën duke zbuluar një kënaqësi krejt të re, sepse trupi ynë është më në dispozicion për dashuri, sesa gjatë vakteve të tjera të ditës”, pohon dr. Ghedin lidhur me një fakt të tillë.