Foto ilustrim
Të enjten mbrëma, janë arrestuar dy persona pasi që të njëjtit kanë shantazhuar një vajzë të mitur në Podujevë.

Sipas Policisë të dyshuarit po i kërkonin viktimës para në shkëmbim në mënyrë që ata të mos e njoftonin familjen e saj për një lidhje që ajo kishte.

Policia ka arrit që t’i kap në flagrancë të dyshuarit duke shantazhuar viktimën, me ç’rast i kanë marrë të holla në shumë prej 10 eurosh.

Të dyshuarit janë ndaluar dhe janë intervistuar në prani të punëtorit të Qendrës për Punë Sociale dhe avokatit mbrojtës. Ndërsa me vendimin e prokurorit, të dy janë dërguar në qendrën e mbajtjes.