Sheiku Hamdan bin Mohammad bin Rashid Al Maktoum, njëherit i Princi i Kurorës së Dubait dhe Kryetari i Këshillit Ekzekutiv të Dubait, shpërndau një video në Instagram duke komunikuar me dy devet e tij.

Në video, ai shihet të jetë i ulur në Mercedes G Class, duke i thirrur devetë e tij në emra, Emaar dhe Fares, si dhe duke i ushqyer ato, shkruan lajmi.net.

“Eja këtu Fares, eja këtu Emaar”, dëgjohet ai duke i thirrur kafshët.

Që të dy devetë afrojnë kokën në xham të makinës dhe ushqehen nga dora e sheikut.

Sheiku Hamdan ka qenë gjithmonë dashamirës i kafshëve, dhe shihet se si i trajton ato me butësi.