Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku si pasojë e një zjarri që ka rënë në një stan, ka humbur jetën një 80-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Gjormit”. Policia dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Njoftimi paraprak i policisë:

Më 13.02.2020, rreth orës 08:37, në vendin e quajtur “Ura e Gjormit” Vlorë, në një stan ka marrë flakë dhe si pasojë dyshohet se është djegur 80-vjeçarja S.Z., e cila ka humbur jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.