Gjatë 24 orëve të fundit, policia e trafikut ka shqiptuar gjithsej 955 gjoba kundërvajtëse gjithandej Kosovës.

Kohën e fundit dukshëm është rritur numri i tiketave të shqiptuara brenda një dite, kjo edhe pas ndryshimit të Ligjit për Komunikacion, transmeton Indeksonline.
Kështu, në një grup të mbyllur në rrjetet sociale një i ri ka publikuar dënimin që i është shqiptuar atij nga ana e policisë civile. “-5 pikë, 500 euro, 1 vit pa leje”, ka shkruar ai krahas fotografisë, transmeton Indeksonline.

I njëjti ka sqaruar se pse ka marrë këtë dënim, dhe pse i është ndaluar të drejtojë automjetin.

“Zona 40km/h unë kesh me shpejtësi 108 km/h konstant edhe përmas civilat me X5 tu m’provoku, e hangra foren tu bo tejkalime vi t’plote edhe qeshtu krejt kapak”, ka shkruar ai tutje në këtë grup në Facebook.