Në shenjë mirënjohje për kontributin e dhënë për artin e Kosovës, kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti  i dhuroi “Çelësin e Qytetit”, këngëtares Dua Lipa.

Ahmeti tha se është falënderues ndaj Duas, që një pjesë të famës së saj ia ka kthyer vendit të saj.

“Dua ka vendosë me ia kthy Prishtinës një pjesë të famës. Jam i lumtur që Sunny Hill foundation, ka mbledhur para dhe ka shpërndarë nëpër organizata… Zakonisht njerëzit me vonë në karrierë fillojnë të ndihmojnë të tjerët, por Dua ka fillu qysh në fillim”, shtoi ai.

Ndërsa, Dua Lipa me shumë emocione falënderoj të gjithë fansat e saj nga Kosova, duke shtuar se pa ata nuk do t’ia kishte dalur.

“Faleminderit shumë, pa juve nuk kisha mujt, ju jeni ata të parët që i keni këqyr videot e mia. Kam shumë respekte për një komunitet që ka dhënë shumë për mua. Po shpresoj që ky është fillimi i një bashkëpunimi për përparimin e artit dhe kulturës së Kosovës”, tha këngëtarja shqiptare./Gazeta Observer