Një 26 vjeçare ka shpërthyer në lot gjatë seancës në Gjykatë kur iu kumtua se asaj i janë dhënë 30 vite heqje lirie.

“Kam lutur zoti çdo ditë që personave që e kanë pësuar nga ky aksident të gjejnë paqe” kishte thënë Olivia Carolee Culbreath para gjykatës në Kaliforni.

Ngjarja kishte ndodhur në shkurt të vitit 2014, kur Culbreath ishte e dehur dhe po voziste 100 kilometra në orë, në një rrugë që nuk duhej të kaloheshin 40 km të tillë. Si pasojë e aksidentit e lënduar kishte mbetur ajo vetë kurse kanë vdekur gjashtë persona duke përfshirë edhe motrën e saj.

“Dua që njerëzit të din që do të kisha vdekur në vend të tyre miliona herë” ka thënë ajo.

Ajo kishte thënë se do ta dënoj vetën e saj çdo ditë tjetër të jetës.

“Unë kam gabuar dhe për këtë duhet të marr përgjegjësi” ka përfunduar ajo.