386605 11: Albanian soldiers from the NLA, the national liberation army, (UCK in Albanian) a rebel movement in northern Macedonia run across a ridge March 12, 2001. American NATO forces are struggling to contain rebels by aiding the Macedonian government in controlling the boundry with Kosovo. Leaders of the movement claim that they are fighting for equal rights for Albanians in the former Yugoslav Republic, and have been engaged in active fighting with Macedonian forces since yesterday. (Photo by Kael Alford/Newsmakers)
Pikërisht sot më 14 mars, 18vjet më parë në Tetovë filluan krismat e para e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtarë në Kalanë e Tetovës.

Pikërisht në këtë ditë ishte thirrur një protestë masive nga shoqatat joqeveritare si ajo e ish të burgosurve dhe përndjekurve politik shqiptarë, Shoqata e Gruas Shqiptare dhe shoqata tjera.

Brohoritjet e shumë protestuesve shqiptarë ishin të shumta por e veçanta e kësaj proteste ishte pikërisht në momentin kur protestuesit brohorisën “Ndal dhunës ndaj shqiptarëve”, për një çast u zëvendësuan me brohoritjet “UÇK, UÇK”, të cilat brohoritje pasuan pas krismave të para të ushtarëve të UÇK-së në Kalanë e Tetovës.

Ishte 13 marsi i vitit 2001, kur tre grupe të UÇK-së, me nga 11-12 veta u ngjitën rreth kalasë së Tetovës e cila është një pikë strategjike. Grupi i parë i luftëtarëve u vendos brenda në Kala ndërsa grupi i dytë u pozicionua në krahun e majtë të Kalasë, në vendin e quajtur Stermoll. Grupi tjetër i ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare u përqendrua në fshatin Gajre, që i bie të jetë krahu i djathtë mbrojtës i Kalasë së Tetovës. Po atë ditë në fshatin Sellcë u instalua njësiti i parë i Logjistikës së UÇK, që do luante një rol të rëndësishëm. Këta tre grupe me nga 11-12 shqiptar do të krisnin pushkën e parë paraditen e 14 mars 2001. Ajo pushkë nuk do të trondiste vetëm Tetovën, por të gjithë Maqedoninë. Jehona e kësaj krisme do të dëgjohej kudo.

Krismat e para në Tetovë nga Ushtria Çlirimtare Kombëtare. Sot mbushen 18 vite nga protesta dhe nga fillimi i luftës së 2001.

Krismat e para në Tetovë nga Ushtria Çlirimtare Kombëtare. Sot mbushen 18 vite nga protesta dhe nga fillimi i luftës së 2001.

Gepostet von Tetova Sot am Donnerstag, 14. März 2019