Fëmijët që kanë mungesë hekuri sidomos në 2 vitet e para të jetës janë të prirur të kenë IQ (koeficient inteligjence), më të ulët.

Hekuri I ulët në gjak lidhet drejtë për drejtë me ulje të kthjellësisë së mëndjes dhe me gjëndje të irrituar të fëmijës. Është parë se me korrigjimin e nivelit të hekurit në gjak vjen përqëndrim më I mirë dhe performancë më e kënaqshme në mësime.

USHQIME TE PASURA NE HEKUR:

Mishi i kuq i fresket dhe i rritur ne gjelberim

Gjethet e panxharit

Patatet e vogla me lëkurën e tyre

Stafidhet, kumbullat vishnje te thara, kajsite e thara

Thjerrzat, fasulet

Vezet e fshatit

Sardelet

Rukola

*Mbani mend, burimet bimore te hekurit duhet te shoqerohen me ushqime te pasura ne vitamine C si portokalli, domatet, luleshtrydhet, brokoli, kivi dhe specat e kuq.

*Burim hekuri perbejne dhe enet e gatimit si tigane apo tenxhere prej hekuri!