Foto ilustrim
Një tërmet ka goditur mëngjesin e hershëm të së hënës dhe Bosnje dhe Hercegovinën.

Tërmeti është raportuar i shkallës 3.9 të Rihterit, ndërsa epiqendra ishte jo larg Nevesinjës.

Qendra Europiane Mesdhetare Sizmike, ka njoftuar se ka ndodhur tërmeti në orën 05.20 dhe është ndier në një hapësirë të gjerë të Hercegovinës, por edhe në territorin e Sarajevës, Dubrovnikut, në Dalmaci dhe në Mal të Zi, transmeton ‘periskopi’.

Epiqendra e tërmetit ishte 57 km nga Sarajeva, 40 km nga Mostari dhe 12 km nga Nevesinja, thellësia ishte 5 km.