Gjenerata e re e peugeot 208 ka gjasa ofrohet vetëm në versionin me 5 dyer, për shkak të uljes së kërkesës për blerësit për modelet me tre dyer.

Modeli aktual i 208-ës debutoi në fund të vitit 2011, andaj pritej që Peugeot do të përdorë panairin e veturave të vitit të kaluar në Paris, për të paraqitur pasardhësit e tij në “terrenin vendor”, por, deri kjo nuk ndodhi dhe prodhuesi francez vazhdoi përgatitjet për nisjen e një brezi të ri të testeve të prototipit në kushtet e dimrit.

Veturat e testimit janë ende të mbuluara me “kamuflazh”, andaj nuk mund t’i shohim detajet e projektimit të jashtëm, por është e dukshme se prototipi është një version me 5 dyer.

Përveç dizajnit të ri, Peugeot 208 për 2019 do të ketë gjithashtu një bazë të re mekanike.

Ky model do të përdorë platformën CMP (Common Modular Platform) në të cilën bazohet DS3 Crossback, e cila do të hapë mundësinë për një version plotësisht elektronik.

Premiera e versionit standard të Peugeot 208, me motorët konvencionalë, pritet të ndodh në fillim të marsit në panairin e veturave në Gjenevë, ndërsa do të dal në shitje në dyqanet evropiane më vonë gjatë 2019-ës.