Një studente e fakultetit të ekonomisë, ka dhënë një prononcim për media, duke u vendosur përballë efektivëve të policisë.

Ajo u ka thënë policisë se kërkon mbështetjen e tyre dhe jo t’u kthejnë shpinën e të ushtrojnë dhunë ndaj një 19-vjeçareje.

Më poshtë ndiqni prononcimin e saj.

“Gocat janë dhunuar. Si tregon forcën polici, ju duhet të na mbështesni, ne kërkojmë ndihmën tuaj. Jo të na ktheni shpinën dhe të përdorni dhunë ndaj bijve tuaj.

Shumë turp për ju, që veproni kështu e përdorni dhunë ndaj një 20-vjecareje, 19-vjeçareje apo 23-vjeçar. Pse këtu e tregoni që jeni të fortë ju?

Këtu e tregoni që ja policia, ja ku është. Turp t’ju vijë!”, është shprehur ajo.

Ndërkohë, pas përfundimit të fjalës së studentes, shefi i policisë nuk ka preferuar që t’u japë një përgjigje rreth pretendimeve të tyre për dhunë. Ai është larguar pa reaguar, ndërsa studentët i kërkojnë që të tërheqë efektivët e policisë jashtë ambientit të fakultetit.

http://shekulli.com.al/admin/wp-content/uploads/2019/01/video-1547200012.mp4?_=1